Arrestohet në Mitrovicë një person i kërkuar për disa vjedhje, dërgohet në burg për katër vjet
Policia e Kosovës ka arrestuar një person që ishte në kërkim me urdhëresë të gjykatës për disa vepra penale të vjedhjes dhe vjedhjes së rëndë në Mitrovicë. Sipas njoftimit të Policisë, arrestimi është bërë gjatë angazhimeve të vazhdueshme për identifikimin e personave të kërkuar dhe zbatimin e vendimeve të institucioneve të drejtësisë. Policia bëri të…
Lajme
Policia e Kosovës ka arrestuar një person që ishte në kërkim me urdhëresë të gjykatës për disa vepra penale të vjedhjes dhe vjedhjes së rëndë në Mitrovicë.
Sipas njoftimit të Policisë, arrestimi është bërë gjatë angazhimeve të vazhdueshme për identifikimin e personave të kërkuar dhe zbatimin e vendimeve të institucioneve të drejtësisë.
Policia bëri të ditur se personi ishte në kërkim për disa vepra penale të vjedhjes dhe vjedhjes së rëndë.
Pas arrestimit dhe përfundimit të procedurave të nevojshme ligjore, ai është dërguar në vuajtje të dënimit me burgim në kohëzgjatje prej katër vitesh.
Policia theksoi se veprimet për identifikimin dhe arrestimin e personave të kërkuar do të vazhdojnë edhe në të ardhmen, në kuadër të zbatimit të vendimeve të institucioneve të drejtësisë. /Lajmi.net/