Kurti kthehet nga Greqia, bashkë me Haxhiun vazhdojnë mandatin e zv/drejtorit të AKI-së për 5 vite tjera
Ushtruesja e detyrës së presidentes së vendit, Albulena Haxhiu, ka njoftuar se bashkë me kryeministrin në detyrë Albin Kurti morën vendim që Agon Bytyqi të vazhdojë edhe për pesë vjet në detyrën e zëvendësdrejtorit të Agjencisë Kosovare për Inteligjencë. “Përvoja e tij, njohja e institucionit dhe përgjegjësia e dëshmuar gjatë mandatit të parë janë të…
Lajme
Ushtruesja e detyrës së presidentes së vendit, Albulena Haxhiu, ka njoftuar se bashkë me kryeministrin në detyrë Albin Kurti morën vendim që Agon Bytyqi të vazhdojë edhe për pesë vjet në detyrën e zëvendësdrejtorit të Agjencisë Kosovare për Inteligjencë.
“Përvoja e tij, njohja e institucionit dhe përgjegjësia e dëshmuar gjatë mandatit të parë janë të rëndësishme për vazhdimësinë dhe punën profesionale të AKI-së në mbrojtje të sigurisë së vendit”,tha Haxhiu, transmeton lajmi.net.
“E falënderuam z. Bytyqi për punën e deritanishme dhe i uruam mbarësi në mandatin e ri”,deklaroi Haxhiu./Lajmi.net/
