Ministri Hoti reagon për dëmtimin e kompleksit memorial në Podujevë: Nuk është thjesht vandalizëm, por sulm ndaj kujtesës sonë kolektive
Ministri i Punës dhe Vlerave të Luftës Çlirimtare, Andin Hoti ka reaguar ndaj dëmtimit të kompleksit memorial në Podujevë. Hoti tha se dëmtimi i komplekseve memoriale të dëshmorëve dhe heronjve të Kosovës nuk është thjesht vandalizëm, por sulm ndaj kujtesës sonë kolektive, ndaj historisë dhe ndaj vetë themeleve mbi të cilat është ndërtuar Kosova. “Këto…
Lajme
Ministri i Punës dhe Vlerave të Luftës Çlirimtare, Andin Hoti ka reaguar ndaj dëmtimit të kompleksit memorial në Podujevë.
Hoti tha se dëmtimi i komplekseve memoriale të dëshmorëve dhe heronjve të Kosovës nuk është thjesht vandalizëm, por sulm ndaj kujtesës sonë kolektive, ndaj historisë dhe ndaj vetë themeleve mbi të cilat është ndërtuar Kosova.
“Këto memoriale nuk janë gurë e beton, por dëshmi e sakrificës së atyre që dhanë jetën që ne sot të jetojmë të lirë. Kush ngre dorë mbi to, le ta dijë që po ngre dorë mbi dinjitetin e shtetit tonë.Raste të tilla të shpeshtuara së fundmi, si rasti i sotëm i Kompleksit Memorial “Zahir Pajaziti”, janë të papranueshme dhe duhet të trajtohen me seriozitetin më të madh nga Institucionet e Drejtësisë”,thuhet në reagim.
Po ashtu Hoti tha se autorët duhet të identifikohen dhe të përballen me pasojat më të rënda që parasheh legjislacioni në fuqi.
“Nuk mund të ketë as tolerancë e as heshtje për akte të tilla.Respekti për dëshmorët dhe heronjtë nuk është çështje bindjeje politike. Është detyrim qytetar, moral dhe shtetëror.Kosova nuk do të lejojë që historia e saj të përdhoset”./Lajmi.net/