Një person dyshohet se sulmoi me mjet të fortë një tjetër në Pejë, i dyshuari në arrati

Një person është duke u kërkuar nga Policia e Kosovës, pasi dyshohet se ka sulmuar me një mjet të fortë një person tjetër në Pejë. Rastin e ka konfirmuar për lajmi.net zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi. Sipas Gashit, rasti është raportuar rreth orës 12:26, pasi Emergjenca e Spitalit Rajonal në Pejë…

Lajme

08/07/2026 14:39

Një person është duke u kërkuar nga Policia e Kosovës, pasi dyshohet se ka sulmuar me një mjet të fortë një person tjetër në Pejë.

Rastin e ka konfirmuar për lajmi.net zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Sipas Gashit, rasti është raportuar rreth orës 12:26, pasi Emergjenca e Spitalit Rajonal në Pejë ka njoftuar policinë se ishte duke trajtuar një person të lënduar.

“Rreth orës 12:26, policia është njoftuar nga emergjenca e spitalit se janë duke trajtuar një person të lënduar. Dyshimet fillestare ishin që viktima u lëndua nga arma, por sulmi dyshohet të jetë bërë me një mjet të fortë. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe është duke e trajtuar rastin. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor dhe më pas do të japë deklaratë mbi rastin”, ka deklaruar Gashi për Lajmi.net.

Ai bëri të ditur se Policia është duke punuar për identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarit, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rastit janë në vazhdim. /Lajmi.net/