Kush janë deputetët e ri të Kuvendit dhe ata që do të mungojnë në këtë legjislaturë?

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka certifikuar sot rezultatet e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 7 qershorit. Sipas këtij rezultati, VV ka marrë 53 ulëse, PDK 22, LDK 18, Aleanca 7 dhe Lista Serbe 9, ndërkaq minoritetet e tjera nga 1 deputetë. Në këto zgjedhje, disa ish-deputetë të legjislaturës së fundit nuk kanë zënë ulëse por…

Lajme

08/07/2026 15:11

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka certifikuar sot rezultatet e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 7 qershorit.

Sipas këtij rezultati, VV ka marrë 53 ulëse, PDK 22, LDK 18, Aleanca 7 dhe Lista Serbe 9, ndërkaq minoritetet e tjera nga 1 deputetë.

Në këto zgjedhje, disa ish-deputetë të legjislaturës së fundit nuk kanë zënë ulëse por janë zëvendësuar nga disa të rinj.

Nga VV, në këtë legjislaturë do të mungojnë Jeta Statovci e cila ka kaluar në LDK dhe nuk ka arritur të siguroj një ulëse, Haxhi Avdyli që gjithashtu ka kaluar në LDK dhe nuk ka arritur të siguroj një ulëse, Fatos Geci, Hysen Durmishi i cili nuk ka kandiduar për këto zgjedhje, Rozeta Hajdari që nuk ka arritur të siguroj votat, Arsim Ademi, Fitim Haziri dhe Naim Bardiqi.

Nga VV të rinjët e kësaj legjislature janë Osman Musliu, Arton Konushevci, Armend Baloku, Krenare Çerkini dhe Valon Peci.

Nga PDK, kësaj legjislature do t’i mungojnë Kujtim Gashi i cili nuk ka kandiduar në këto zgjedhje, Xhavit Haliti që nuk ka arritur t’i marr votat, Ferat Shala nuk ka kandiduar në këto zgjedhje dhe Arbnore Salihu.

Në këtë parti, Kuvendit i është kthyer Altin Krasniqi, Jakup Nura, Fadil Demaku dhe Rrustem Mustafa.

Nga LDK, në këtë legjislaturë nuk ka siguruar ulëse Adelina Thaçi-Meta ndërkaq janë rikthyer Vjosa Osmani, Arben Gashi dhe Paris Guri.

Nga AAK, nuk do të jetë deputet Daut Haradinaj i cili ka hequr dorë nga mandati, ndërkaq të rinj do të jenë Teuta Haxhiu dhe Burim Ramadani.

Nga partitë e tjera, këta janë deputetët e zgjedhur të 7 qershorit.

Lista Serbe – 9 mandate

Zlatan Elek
Igor Simiq
Sërgjan Popoviq
Slavko Simiq
Jovana Radosavljeviq
Liljana Stefanoviq
Milan Joksimoviq
Branislav Nikoliq
Tanja Vujoviq
Partitë e komuniteteve të tjera

Koalicioni Demokratik i Turqve të Kosovës (KDTP)
Fikrim Damka
Fatma Taçi

Za Slobodu, Pravdu i Opstanak (ZSPO)
Nenad Rashiq

Koalicija Vakat
Rasim Demiri

Iniciativa e Re Demokratike e Kosovës (IRDK)
Elbert Krasniqi

Nova Demokratska Stranka (NDS)
Emilija Rexhepi

Socijaldemokratska Unija (SDU)
Duda Balje

Partia Ashkalinjve për Integrim (PSA)
Artan Asllani

Partia Liberale Egjiptiane (PLE)
Veton Berisha

Jedinstvena Goranska Partija (JGP)
Adem Hoxha

Partia Rome e Bashkuar e Kosovës (PREBK)
Albert Kinolli

Pas certifikimit të rezultateve, tani pritet që U.D Presidentja e Kosovës, Albulena Haxhiu të thërret seancën konstituive të Kuvendit. Nga sot, kjo duhet të thirret brenda 30 ditësh ndërkaq pas konstituimit të Kuvendit pritet të bëhet formimi i Qeverisë dhe zgjedhja e Presidentit.

Zgjedhjet e 7 qershorit kanë ardhur pasi Kuvendi i Kosovës nuk arriti të zgjedh Presidentin e Kosovës. /Lajmi.net/