U arrestua për kanosje ndaj ministrit Sveçla, raportohet se i dyshuari është vëllai i një zyrtari në Komunën e Pejës

Një person është arrestuar sot dhe është ndaluar për 48 orë, pasi që dyshohet se ka kanosur përmes rrjeteve sociale, Ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçlën. Për arrestimin e tij ka njoftuar Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh. “Prishtinë 09.11.2025 – 16:56. Në lidhje me rastin, më 07.07.2026 është arrestuar i dyshuari, pasi…

Lajme

08/07/2026 12:03

Një person është arrestuar sot dhe është ndaluar për 48 orë, pasi që dyshohet se ka kanosur përmes rrjeteve sociale, Ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçlën.

Për arrestimin e tij ka njoftuar Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh.

“Prishtinë 09.11.2025 – 16:56. Në lidhje me rastin, më 07.07.2026 është arrestuar i dyshuari, pasi i njëjti përmes rrjeteve sociale kishte kanosur Ministrin e Punëve të Brendshme të Republikës së Kosovës. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, ka njoftuar Policia.

Detaje për rastin ka dhënë për lajmi.net edhe Prokuroria Themelore në Prishtinë.

“Referuar kërkesës suaj, ju njoftojmë se me urdhër të Prokurorit të Shtetit është ndaluar një (1) person për 48 orë për shkak se dyshohet për kryerjen e veprës penale ”Kanosja”, nga neni 181 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Në këtë drejtim Prokurori i Shtetit është duke i ndërmarrë të gjitha masat dhe veprimet e nevojshme hetimore në lidhje me këtë çështje penale”, kanë thënë nga Prokuroria Themelore në Prishtinë për lajmi.net. 

Në media është raportuar se i arrestuari për kanosjen e ministrit Xhelal Sveçla është Remzi Hajzeraj.

Ai është vëllai i Januz Hajzerajt, zyrtar i Komunës së Pejës dhe Koordinator i Sistemit të Performancës në këtë komunë.

Hajzeraj është i punësuar prej vitesh në Komunën e Pejës. Më parë ka shërbyer edhe si drejtor i Qendrës së Kulturës.