KRU “Prishtina” njofton mbi gjendjen e nivelit të ujit në Batllavë e Badoc

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka bërë të ditur se gjendja aktuale e nivelit të ujit në liqene është e mirë. Sipas KRU-së, liqenit të Batllavës i mungojnë edhe 1.23 metra për të arritur nivelin maksimal të mbushjes. Ndërkaq, liqenit të Badocit i mungojnë edhe 1.90 metra për të arritur nivelin maksimal të mbushjes. Me…

Lajme

08/07/2026 11:11

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka bërë të ditur se gjendja aktuale e nivelit të ujit në liqene është e mirë.

Sipas KRU-së, liqenit të Batllavës i mungojnë edhe 1.23 metra për të arritur nivelin maksimal të mbushjes.

Ndërkaq, liqenit të Badocit i mungojnë edhe 1.90 metra për të arritur nivelin maksimal të mbushjes.

Me këtë rast, KRU-ja ka bërë thirrje që të ruajmë dhe mbrojmë burimet e ujit.