QKUK jep tender rreth 150 mijë euro për renovimin e rampave, pjerrinave e shtigjeve për këmbësorë dhe rrugëve në Klinika

Qendra Klinike Universitare e Kosovës, ka dhënë tenderin e radhës. Për këtë tender për renovimin e rampave, shtigjeve për këmbësorë dhe rrugëve në klinikat e QKUK-së, ata kishin ndarë fillimisht 240 mijë euro. Për këtë tenderuar, kanë dërguar ofertat e tyre plotë 8 kompani. Nga to, tenderin e ka fituar operatori ekonomik “Rexha, Kroi i…

Lajme

08/07/2026 10:44

Qendra Klinike Universitare e Kosovës, ka dhënë tenderin e radhës.

Për këtë tender për renovimin e rampave, shtigjeve për këmbësorë dhe rrugëve në klinikat e QKUK-së, ata kishin ndarë fillimisht 240 mijë euro.

Për këtë tenderuar, kanë dërguar ofertat e tyre plotë 8 kompani.

Nga to, tenderin e ka fituar operatori ekonomik “Rexha, Kroi i Bardhë  Lam. a Nr.107, 10000, Prishtinë”, që ka ofertuar me që të kryej punimet për 149 mijë e 513 euro e 79 cent, dhe është oferta më e lirë e dhënë nga këto kompani.

Oferta më e shtrenjtë është thënë nga Grupi i Operatorëve Ekonomik Muhamet Muçiqi: HARST Group Sh.P.K., Llapashticë e epërme, 11000, Llapashticë e Epërme me plotë 214 mijë e 346 euro e 50 cent. /Lajmi.net/