Bastisje në Qendrën Korrektuese të Dubravës, gjendet marihuanë

Policia e Kosovës ka njoftuar se më 6 korrik në mëngjes, kanë bastisur sallat e vizitave në Qendrën Korrektuese të Dubravës. Gjatë kësaj bastisjeje, janë gjetur dhe sekuestruar dy qese të mbështjella që dyshohet të jenë të mbushura me marihuanë me peshë rreth 125 gramë. Rasti vazhdon të hetohet. “Qendra Korrektuese Dubravë, Istog 06.07.2026, 08:30.…

Lajme

08/07/2026 09:22

Policia e Kosovës ka njoftuar se më 6 korrik në mëngjes, kanë bastisur sallat e vizitave në Qendrën Korrektuese të Dubravës.

Gjatë kësaj bastisjeje, janë gjetur dhe sekuestruar dy qese të mbështjella që dyshohet të jenë të mbushura me marihuanë me peshë rreth 125 gramë.

Rasti vazhdon të hetohet.

“Qendra Korrektuese Dubravë, Istog 06.07.2026, 08:30. Është raportuar se gjatë bastisje rreth sallës së vizitave janë gjetur dhe sekuestruar dy qese të mbështjella, të cilat dyshohet të jenë të mbushura me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë me peshë rreth 125 gramë. Me vendim të prokurorit rasti vazhdon në procedurë hetimore’’, thuhet në raport.