Mbi 35 mijë gjoba në komunikacion brenda gjashtë muajve i ka shqiptuar Policia në rajonin e Pejës

Drejtoria Rajone e Policisë në Pejë dhe Njësitit Rajonal të Komunikacionit Rrugor kanë zbuluar shifrat për gjashtë mujorin e parë të këtij viti. Brenda gjashtë muajve, Policia ka shqiptuar mbi 35 mijë gjoba për kundërvajtje në komunikacion në rajonin e Pejës, transmeton lajmi.net. Mbi 1600 gjoba janë shqiptuar për ndalje të drejtimit të automjetit nga…

Lajme

08/07/2026 09:18

Drejtoria Rajone e Policisë në Pejë dhe Njësitit Rajonal të Komunikacionit Rrugor kanë zbuluar shifrat për gjashtë mujorin e parë të këtij viti.

Brenda gjashtë muajve, Policia ka shqiptuar mbi 35 mijë gjoba për kundërvajtje në komunikacion në rajonin e Pejës, transmeton lajmi.net.

Mbi 1600 gjoba janë shqiptuar për ndalje të drejtimit të automjetit nga 3 muaj deri në 1 vit. Kurse, Mbi 3000 gjoba janë shqiptuar me pikë negative.

Raporti i plotë:

Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, përmes stacioneve policore dhe Njësitit Rajonal të Komunikacionit Rrugor, në kuadër të zbatimit të aktiviteteve operative dhe masave për rritjen e sigurisë në trafikun rrugor, gjatë periudhës 01.01.2026 – 30.06.2026, duke zbatuar legjislacionin në fuqi në fushën e komunikacionit rrugor, ka ndërmarrë masa ndaj shkelësve të rregullave të trafikut si në vijim:

– Janë shqiptuar 35,265 gjoba për kundërvajtje në komunikacion.

– Janë shqiptuar 1,632 gjoba me masa mbrojtëse të ndalimit të drejtimit të automjetit, në kohëzgjatje prej tre (3) muajsh deri në një (1) vit.

– Janë shqiptuar 3,047 gjoba me pikë negative, në përputhje me dispozitat ligjore në fuqi.

Këto rezultate pasqyrojnë angazhimin e vazhdueshëm të Policisë për zbatimin e ligjit, parandalimin e aksidenteve dhe rritjen e sigurisë për të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion.

Meqenëse ndodhemi në sezonin veror, kur shënohet rritje e ndjeshme e qarkullimit të automjeteve dhe e numrit të pjesëmarrësve në trafik, Policia u bën thirrje të gjithë drejtuesve të automjeteve, motoçiklistëve, çiklistëve dhe këmbësorëve që të respektojnë rregullat e komunikacionit, të përshtatin shpejtësinë me kushtet e rrugës, të shmangin drejtimin e automjetit nën ndikimin e alkoolit apo substancave të tjera dhe të tregojnë kujdes të shtuar gjatë lëvizjes.

Siguria në komunikacion është përgjegjësi e përbashkët. Prandaj, ftojmë të gjithë qytetarët të bashkëpunojnë me Policinë, të respektojnë ligjin dhe të raportojnë çdo shkelje apo sjellje që rrezikon sigurinë në rrugë.

Së bashku mund të kontribuojmë për rrugë më të sigurta dhe për ruajtjen e jetës së çdo pjesëmarrësi në trafik./lajmi.net/