Vëllezërit po rriheshin mes vete më pas rrahën edhe zyrtarët policorë- që të gjithë përfunduan në QKUK

Policia e Kosovës ka arrestuar dy të dyshuar (vëllezër), pasi që të njëjtit janë hasur duke e sulmuar me grushte njëri-tjetrin. Të dyshuarit, në vendin e ngjarjes nuk u janë bindur urdhrave të zyrtarëve policorë dhe i kanë sulmuar e goditur fizikisht edhe policët. Tretman mjekësor kanë pranuar zyrtarët policorë dhe të dyshuarit. Me vendim…

Lajme

08/07/2026 09:00

Policia e Kosovës ka arrestuar dy të dyshuar (vëllezër), pasi që të njëjtit janë hasur duke e sulmuar me grushte njëri-tjetrin.

Të dyshuarit, në vendin e ngjarjes nuk u janë bindur urdhrave të zyrtarëve policorë dhe i kanë sulmuar e goditur fizikisht edhe policët.

Tretman mjekësor kanë pranuar zyrtarët policorë dhe të dyshuarit. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit të cilët ishin në gjendje të dehur, janë dërguar në mbajtje, ndërsa pritet intervistimi i tyre pas këndelljes së tyre. Rasti duke u hetuar./Lajmi.net/