Arrestohet personi që kishte kërcënuar Xhelal Sveçlën
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se është arrestuar një person nën dyshimin se ka kanosur përmes rrjeteve sociale ministrin në detyrë të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla. Sipas policisë, rasti kishte ndodhur më 9 nëntor 2025, transmeton lajmi.net. “Prishtinë 09.11.2025 – 16:56. Në lidhje me rastin, më 07.07.2026 është arrestuar i dyshuari, pasi…
Lajme
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se është arrestuar një person nën dyshimin se ka kanosur përmes rrjeteve sociale ministrin në detyrë të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.
Sipas policisë, rasti kishte ndodhur më 9 nëntor 2025, transmeton lajmi.net.
“Prishtinë 09.11.2025 – 16:56. Në lidhje me rastin, më 07.07.2026 është arrestuar i dyshuari, pasi i njëjti përmes rrjeteve sociale kishte kanosur Ministrin e Punëve të Brendshme të Republikës së Kosovës”, njofton Policia.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje./Lajmi.net/