Moti sot, këto janë temperaturat maksimale
Policia e Kosovës, me rastin e kalimit transit nëpër Kosovë të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Moti sot do të mbajë pjesërisht i vranët. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10 dhe 14°C, ndërsa ato maksimale e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 26 deri në 29°C, përcjell KosovaPress. Era do…
Lajme
Policia e Kosovës, me rastin e kalimit transit nëpër Kosovë të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Moti sot do të mbajë pjesërisht i vranët.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10 dhe 14°C, ndërsa ato maksimale e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 26 deri në 29°C, përcjell KosovaPress.
Era do të fryjë nga veriperëndimi me shpejtësi 1–7 m/s.
Ndërkohë, edhe të enjte parashihet mot me diell dhe vranësira të pjesshme. Temperaturat minimale do të jenë 10 deri në 13°C, ndërsa maksimalet 24 deri në 27°C. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga veriperëndimi me shpejtësi 1–6 m/s.
Ndërsa, të premten do të mbajë mot kryesisht me diell dhe vranësira kalimtare. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8 dhe 12°C, ndërsa maksimalet e ditës do të arrijnë 25 deri në 29°C.
njësitë përkatëse policore, me qëllim të ofrimit të sigurisë dhe rrjedhës së lirë të komunikacionit rrugor përgjatë rrugëve lëvizëse të eskortës.
“Për të mundësuar qarkullim të lirë sipas itinerarit të lëvizjes, me datën 08.07.2026, Policia e Kosovës do të bëjë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të trafikut (në intervale të shkurtra kohore) të disa segmenteve rrugore nga Pika e Kalimit Kufitar Vërmicë deri në Pikën e Kalimit Kufitar Dheu i Bardhë dhe anasjelltas, gjatë kthimit po ashtu me të njëjtën datë, ku edhe mund të ketë riorientim të trafikut në rrugë alternative” deklaron Policia e Kosovës.
Policia e Kosovës ka falënderuar paraprakisht të gjithë qytetarët dhe pjesëmarrësit e trafikut rrugor për mirëkuptim të plotë.