Ekstradohet nga Hungaria për në Kosovë i kërkuari me letër rreshtim ndërkombëtar për armëmbajtje pa leje dhe fshehje të provave

Policia e Kosovës, sot më 7 korrik në koordinim me njësitet tjera relevante të Policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë, me datën 07.07.2026 ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar nga Hungaria për në Kosovë. I dyshuari ishte arrestuar nga autoritetet hungareze pasi që i njëjti kërkohej përmes INTERPOL-it me letër rreshtim ndërkombëtar, të lëshuar nga…

Lajme

07/07/2026 21:46

Policia e Kosovës, sot më 7 korrik në koordinim me njësitet tjera relevante të Policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë, me datën 07.07.2026 ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar nga Hungaria për në Kosovë.

I dyshuari ishte arrestuar nga autoritetet hungareze pasi që i njëjti kërkohej përmes INTERPOL-it me letër rreshtim ndërkombëtar, të lëshuar nga institucionet e drejtësisë së Kosovës për veprën penale “Armëmbajtje pa leje dhe fshehje e provave” dhe i njëjti i ishte shmangur drejtësisë.

“Ekstradimi u realizua bazuar në ligjet në fuqi dhe falë bashkëpunimit të ngushtë mes institucioneve të Republikës së Kosovës dhe atyre të Hungarisë. I dyshuari pas ekstradimit u është dorëzuar njësive përkatëse policore për vazhdim me procedurat tjera ligjore. Policia e Kosovës do të vazhdoj me shkëmbimin e informacioneve me institucionet vendore,  shtetet dhe organizatat ndërkombëtare me qëllim të parandalimit, hetimit dhe zbulimit të aktiviteteve kriminale që ndërlidhen me hetimin e kryesve të veprave penale, si dhe aktivitete tjera në gjurmimin, kapjen-arrestimin e personave dhe grupeve kriminale që veprojnë brenda dhe jashtë vendit”, thuhet në njoftim. /Lajmi.net/

Njoftimi i plotë: