Komuna e Lipjanit jep kontratën për projektin e Memorialit të UÇK-së në Shalë të Lipjanit

Komuna e Lipjanit ka dhënë kontratën për realizimin e projektit për Memorialin e UÇK-së në fshatin Shalë. Investimi synon të përjetësojë kujtimin në nderim të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Sipas njoftimit për dhënie të kontratës, aktiviteti i prokurimit është zhvilluar përmes procedurës së hapur, ndërsa kriter për përzgjedhjen e fituesit ka qenë çmimi…

Lajme

07/07/2026 21:43

Komuna e Lipjanit ka dhënë kontratën për realizimin e projektit për Memorialin e UÇK-së në fshatin Shalë.

Investimi synon të përjetësojë kujtimin në nderim të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Sipas njoftimit për dhënie të kontratës, aktiviteti i prokurimit është zhvilluar përmes procedurës së hapur, ndërsa kriter për përzgjedhjen e fituesit ka qenë çmimi më i ulët.

Vlera e parashikuar e kontratës ishte 65 mijë euro, ndërsa në garë kanë marrë pjesë gjithsej pesë operatorë ekonomikë.

Kontrata i është dhënë kompanisë “NBT-ING” SH.P.K., e cila është shpallur fituese me ofertën në vlerë prej 47,926 euro.

Sipas dokumentit, kontrata është dhënë më 9 qershor, ndërsa nënshkrimi i saj është planifikuar të bëhet nesër.

Oferta fituese ishte njëherësh edhe oferta me çmimin më të ulët të përgjegjshëm, ndërsa oferta më e lartë e përgjegjshme në këtë aktivitet ka qenë 57,936 euro.

Ky është dokumenti i plotë: