Vetaksident në Gllarevë, lëndohet një person
Një vetaksident trafiku ka ndodhur sot në fshatin Gllarevë. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës në rajonin e Pejës, Fadil Gashi. Ai ka njoftuar se një person ka marrë lëndime nga ky aksident. “Rreth orës 19:20, fillimisht është raportuar se në fshatin Gllarevë ka ndodhur një aksident, por më pas është kuptuar…
Lajme
Një vetaksident trafiku ka ndodhur sot në fshatin Gllarevë.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës në rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
Ai ka njoftuar se një person ka marrë lëndime nga ky aksident.
“Rreth orës 19:20, fillimisht është raportuar se në fshatin Gllarevë ka ndodhur një aksident, por më pas është kuptuar se është vetaksident. Një person ka pësuar lëndime dhe është dërguar për trajtim mjekësor. Nuk ka lëndime serioze. Në vendin e ngjarjes ka dal policia me njësitet relevante dhe hetuesit e aksidenteve të cilët po e hetojnë rastin”, theksoi ai. /Lajmi.net/