Egjipti shokon Argjentinën me gol nga harkimi

Egjipti ka kaluar në epërsi ndaj Argjentinës në minutën e 15-të të ndeshjes, pas një aksioni të mirë nga krahu. Marwan Attia dërgoi një krosim të saktë në zonë drejt Yasser Ibrahim, i cili u shkëput bukur nga mbrojtja kundërshtare dhe me një goditje të fuqishme me kokë dërgoi topin në këndin e poshtëm të…

Sport

07/07/2026 18:21

Egjipti ka kaluar në epërsi ndaj Argjentinës në minutën e 15-të të ndeshjes, pas një aksioni të mirë nga krahu.

Marwan Attia dërgoi një krosim të saktë në zonë drejt Yasser Ibrahim, i cili u shkëput bukur nga mbrojtja kundërshtare dhe me një goditje të fuqishme me kokë dërgoi topin në këndin e poshtëm të portës, duke e lënë portierin argjentinas pa mundësi reagimi.

Ky gol i dha Egjiptit avantazhin 1-0 në përballjen ndaj një prej favoritëve të turneut.