Gjini pas takimit me eurodeputetin Terras: Krijimi i institucioneve, kyç për integrimin e Kosovës në BE dhe NATO
Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini ka pritur në takim eurodeputetin Riho Terras, njëherit edhe raportues i Parlamentit Evropian për Kosovën. Gjini ka thënë se kanë biseduar për proceset nëpër të cilat po kalon Kosova dhe rëndësinë e krijimit sa më parë të institucioneve. “Integrimi në NATO dhe BE është mbi të gjitha interesat e tjera për…
Lajme
Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini ka pritur në takim eurodeputetin Riho Terras, njëherit edhe raportues i Parlamentit Evropian për Kosovën.
Gjini ka thënë se kanë biseduar për proceset nëpër të cilat po kalon Kosova dhe rëndësinë e krijimit sa më parë të institucioneve.
“Integrimi në NATO dhe BE është mbi të gjitha interesat e tjera për Kosovën. Ashtu si gjithmonë, Aleanca vazhdon të qëndrojë fuqishëm në orientimin e saj për arritjen e këtyre caqeve. Fatkeqësisht, për shkak të papërgjegjësisë politike, Kosova po kalon një periudhë të vështirë në të gjitha aspektet. Po humbim fonde të BE-së, po rrezikojmë procese të rëndësishme integruese dhe, në të njëjtën kohë, populli i Kosovës po mbetet në paqartësi të vazhdueshme, me ekonomi të brishtë e korrupsion të lartë, si dhe me paqartësi serioze për të ardhmen e vet”, ka shkruar Gjini.
Ai e ka falenderuar raportuesin Terras për punën e tij dhe për insistimin që Kosova të bëjë hapa përpara në rrugën e integrimit drejt BE-së. /Lajmi.net/
Postimi i plotë: