Ambasada e SHBA-së: Faleminderit, Kosovë, që festuat me ne 250-vjetorin e Pavarësisë së Amerikës

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka ndarë momente nga festimet e organizuara në mbarë vendin gjatë fundjavës së kaluar, me rastin e shënimit të 250-vjetorit të Pavarësisë së SHBA-së. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ambasada ka shprehur mirënjohjen për të gjithë qytetarët dhe pjesëmarrësit që iu bashkuan aktiviteteve festive, duke…

Lajme

07/07/2026 16:27

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka ndarë momente nga festimet e organizuara në mbarë vendin gjatë fundjavës së kaluar, me rastin e shënimit të 250-vjetorit të Pavarësisë së SHBA-së.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ambasada ka shprehur mirënjohjen për të gjithë qytetarët dhe pjesëmarrësit që iu bashkuan aktiviteteve festive, duke theksuar se prania e tyre e bëri këtë përvjetor edhe më të veçantë.

“Duke ndarë momente të mrekullueshme nga festimet anembanë Kosovës gjatë fundjavës së kaluar, teksa shënuam 250-vjetorin e Pavarësisë së Amerikës. Falënderimet tona më të sinqerta për të gjithë ata që morën pjesë dhe e bënë këtë jubile edhe më të veçantë. Faleminderit, Kosovë, që festuat me ne”, thuhet në postimin e Ambasadës së SHBA-së.

Festimet u zhvilluan në disa qytete të Kosovës, duke mbledhur qytetarë dhe mysafirë në shënimin e këtij jubileu, i cili simbolizon 250 vjet nga shpallja e pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.