KQZ mban mbledhje nesër, në rend dite certifikimi i rezultateve të zgjedhjeve
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mbaj mbledhje nesër, me 8 korrik nga ora 11:00. Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi i cili ka thënë se në rend dite është certifikimi i rezultateve të zgjedhjeve të 7 qershorit. “Ju njoftoj se të mërkurën (8 korrik 2026, ora 11:00) Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…
Lajme
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mbaj mbledhje nesër, me 8 korrik nga ora 11:00.
Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi i cili ka thënë se në rend dite është certifikimi i rezultateve të zgjedhjeve të 7 qershorit.
“Ju njoftoj se të mërkurën (8 korrik 2026, ora 11:00) Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mbajë mbledhjen e radhës. Në rend dite është certifikimi i rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të cilat janë mbajtur më 7 qershor. Mbledhja është caktuar pas vendosjes nga Gjykata Supreme për ankesat e paraqitura në këtë institucion”, ka thënë Elezi.
Ky vendim për mbledhje është marrë pasi Gjykata Supreme ka refuzuar të gjitha ankesat e paraqitura për vendimet e PZAP-it. /Lajmi.net/