Gara shpejtësie në Prizren, tre persona gjobiten me nga 500 euro dhe u merret leja

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka shqiptuar gjoba për tre persona, pasi kanë marrë pjesë në gara shpejtësie në rrugën “Adem Jashari” në Prizren. Sipas njoftimit, dy meshkuj dhe një femër janë gjobitur me nga 500 euro për pjesëmarrjen në këto gara. Gjithashtu, sipas policisë, të njëjtëve u janë shqiptuar edhe 5 pikë negative…

Lajme

07/07/2026 16:02

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka shqiptuar gjoba për tre persona, pasi kanë marrë pjesë në gara shpejtësie në rrugën “Adem Jashari” në Prizren.

Sipas njoftimit, dy meshkuj dhe një femër janë gjobitur me nga 500 euro për pjesëmarrjen në këto gara.

Gjithashtu, sipas policisë, të njëjtëve u janë shqiptuar edhe 5 pikë negative dhe 12 muaj ndalim për të drejtuar automjetin.

Atyre u janë sekuestruar edhe pantentë shoferët, si dhe automjetet janë larguar nga qarkullimi.

Kjo ngjarje ka ndodhur më 4 korrik të këtij viti, rreth orës 01:45.

“Policia e Kosovës rikujton se mosrespektimi i rregullave të komunikacionit rrugor rrezikon jetën e ngasësve dhe pjesëmarrësve të tjerë në trafik. Gara me shpejtësi në rrugët publike janë veprime jashtëzakonisht të rrezikshme dhe nuk tolerohen në asnjë rast.”, thuhet në njoftim.