Autoritetet hungareze gjejnë armë në një autobus nga Kosova, kompania jep detaje: E kemi lajmëruar të dyshuarin tek Policia, është arrestuar
Një autobus i linjës Kosovë–Belgjikë është ndaluar nga autoritetet hungareze pasi gjatë kontrollit doganor u zbulua një dërgesë që përmbante armë dhe një zmadhues të zërit. Lidhur me rastin ka folur për Lajmi.net kompania Meti Comerc, e cila sqaroi se dërgesa ishte dorëzuar në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë nga një shtetas 24-vjeçar i Kosovës.…
Lajme
Një autobus i linjës Kosovë–Belgjikë është ndaluar nga autoritetet hungareze pasi gjatë kontrollit doganor u zbulua një dërgesë që përmbante armë dhe një zmadhues të zërit.

Lidhur me rastin ka folur për Lajmi.net kompania Meti Comerc, e cila sqaroi se dërgesa ishte dorëzuar në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë nga një shtetas 24-vjeçar i Kosovës.
“Janë katër autobusë brenda një jave. Te kompania jonë ka ndodhur kur një 24-vjeçar te Stacioni i Autobusëve në Prishtinë, rreth orës 05:30 e mëngjesit ka pru një dërgesë për me dërgu në Belgjikë, shoferët e kanë pranuar porosinë, kur kanë shku te dogana hungareze, zyrtarët e doganës kanë hasur në armë dhe një zmadhues të muzikës. Me të lajmëruar, rastin e kemi denoncuar në Policinë e Kosovës, rasti ka ndodhur më 1 korrik. Me të përfunduar kontrolli i autobusit, shoferat i kanë lëshuar në rrugë. Ndërsa personi i dyshuar është arrestuar pas tre ditëve”, bëri të ditur menaxheri i kompanisë për Lajmi.net.

Sipas kompanisë, shoferët nuk janë ndaluar nga autoritetet hungareze, ndërsa autobusi është mbajtur vetëm për aq kohë sa është kryer ekspertiza e nevojshme.
Ky është rasti i katërt i raportuar brenda një jave me autobusë nga Kosova që ndalohen në Hungari për shkak të dërgesave të dyshimta. Më herët, një rast i ngjashëm u raportua edhe nga kompania “Pranvera Travel”, menaxheri i së cilës deklaroi për media se dyshohet për përfshirjen e një rrjeti të organizuar në këto raste./lajmi.net/
