Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për gjetjen e Xhafer Raçit i raportuar si i zhdukur

Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për lokalizimin e Xhafer Raçit, i cili është raportuar i zhdukur në Prishtinë. Sipas njoftimit të Drejtorisë së Policisë së Kryeqytetit, Xhafer Raçi, i lindur më 18 shkurt 1948, është larguar nga shtëpia më 2 korrik 2026, rreth orës 08:00, dhe që nga ajo kohë nuk është…

Lajme

07/07/2026 15:07

Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për lokalizimin e Xhafer Raçit, i cili është raportuar i zhdukur në Prishtinë.

Sipas njoftimit të Drejtorisë së Policisë së Kryeqytetit, Xhafer Raçi, i lindur më 18 shkurt 1948, është larguar nga shtëpia më 2 korrik 2026, rreth orës 08:00, dhe që nga ajo kohë nuk është kthyer, raporton lajmi.net

Autoritetet policore kanë nisur kërkimet për gjetjen e tij dhe u bëjnë thirrje të gjithë qytetarëve që mund të kenë informacione për vendndodhjen e tij të kontaktojnë policinë.

Çdo informacion mund të përcillet në stacionin më të afërt policor ose përmes numrave emergjentë të Policisë së Kosovës, 192 ose 038 550 999, si dhe në adresën elektronike [email protected]./Lajmi.net/