Trump mbërrin në Ankara, pritet nga Erdogan me ceremoni shtetërore para samitit të NATO-s
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka mbërritur të martën në Ankara, ku u prit me ceremoni zyrtare nga presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, në prag të samitit të NATO. Ceremonia e pritjes u zhvillua në Baza Ajrore Etimesgut, ku ishte organizuar një pritje shtetërore me tapet ceremonial dhe roje nderi. Prania e Erdoganit…
Bota
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka mbërritur të martën në Ankara, ku u prit me ceremoni zyrtare nga presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, në prag të samitit të NATO.
Ceremonia e pritjes u zhvillua në Baza Ajrore Etimesgut, ku ishte organizuar një pritje shtetërore me tapet ceremonial dhe roje nderi. Prania e Erdoganit në pistën e aeroportit për të pritur personalisht Trumpin u pa si një sinjal i marrëdhënieve të afërta mes dy liderëve, raporton lajmi.net
Trump ka folur në disa raste me tone pozitive për Erdoganin, duke e cilësuar atë si “mik”.
Sipas CNN, në ceremoninë e pritjes ishin të pranishëm edhe ambasadori amerikan në Turqi, i dërguari presidencial për Sirinë dhe Irakun, Tom Barrack, ambasadori i SHBA-së në NATO, Matt Whitaker, si dhe kryetari i Shtabit të Përbashkët të Ushtrisë amerikane, Dan Caine.
Vizita zhvillohet në kuadër të samitit të NATO-s, ku pritet të diskutohen çështje kyçe të sigurisë dhe bashkëpunimit ndërmjet vendeve aleate./Lajmi.net/