Prokuroria Speciale ngre aktakuzë për krime lufte ndaj ish-pjesëtarit të MUP-it serb

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj R.D., nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Krime lufte kundër popullsisë civile”. Sipas aktakuzës, i pandehuri, ish-pjesëtar i MUP-it serb, më 22 maj 1999 dyshohet se ka shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës Sh.D., e cila nuk u mbijetoi plagëve të marra,…

Lajme

07/07/2026 14:46

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj R.D., nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Krime lufte kundër popullsisë civile”.

Sipas aktakuzës, i pandehuri, ish-pjesëtar i MUP-it serb, më 22 maj 1999 dyshohet se ka shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës Sh.D., e cila nuk u mbijetoi plagëve të marra, transmeton lajmi.net.

Prokuroria e akuzon gjithashtu se, në bashkëkryerje me pjesëtarë të tjerë të forcave serbe, ka marrë pjesë në vrasjen e 71 civilëve, si dhe në trajtim çnjerëzor, torturë, plaçkitje dhe dëbim të popullsisë civile shqiptare.

Rasti i është dërguar për shqyrtim Departamentit Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë, ndërsa i pandehuri ndodhet në paraburgim.

Postimi i plotë: 

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit R.D., nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Krime lufte kundër popullsisë civile”.

Sipas aktakuzës, R.D., ish pjesëtar i MUP-it serb, më 22.05.1999 kishte shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës Sh.D., e cila nuk u kishte mbijetuar plagëve të marra.

Po ashtu, i pandehuri akuzohet se në bashkëkryerje me pjesëtarë tjerë të forcave serbe, ka marrë pjesë në vrasjen e 71 civilëve, në trajtim çnjerëzor, torturë, plaçkitje dhe dëbim të popullsisë civile shqiptare.

Rasti i është dërguar për shqyrtim të mëtejmë Departamentit Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë, ndërsa i pandehuri ndodhet në masën e paraburgimit./lajmi.net/