Nagavci: Pas 10 ditësh në spital u riktheva në shtëpi me zemër plot mirënjohje
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka bërë të ditur se është rikthyer në shtëpi pas një qëndrimi 10-ditor në spital. Përmes një postimi në Facebook, Nagavci ka treguar se për dy javë është përballur me shqetësime shëndetësore, ndërsa ka shprehur mirënjohje për stafin mjekësor që u kujdes për të gjatë trajtimit.…
Lajme
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka bërë të ditur se është rikthyer në shtëpi pas një qëndrimi 10-ditor në spital.
Përmes një postimi në Facebook, Nagavci ka treguar se për dy javë është përballur me shqetësime shëndetësore, ndërsa ka shprehur mirënjohje për stafin mjekësor që u kujdes për të gjatë trajtimit.
“Ka ditë që të kujtojnë sa e brishtë është jeta dhe sa shumë vlen një dorë e shtrirë, një fjalë e mirë dhe një kujdes i sinqertë. Pas dy javësh shqetësime dhe 10 ditësh në spital, u riktheva në shtëpi me zemër të mbushur me mirënjohje”, ka shkruar Nagavci.
Ajo ka falënderuar mjekët dhe infermierët për profesionalizmin, përkushtimin dhe kujdesin e treguar gjatë trajtimit.
“Njerëz si ju i japin kuptim fisnikërisë së këtij profesioni. Faleminderit, nga zemra!”, ka përfunduar Nagavci në postimin e saj. /Lajmi.net/