Policia ndalon një veturë në Gjakovë, konfiskohen tri pushkë gjuetie dhe 51 fishekë

Policia ka konfiskuar tri pushkë gjuetie dhe 51 fishekë gjatë një kontrolli të realizuar në fshatin Zylfaj të Gjakovës. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e 6 korrikut 2026, rreth orës 23:00, kur një njësi policore ndaloi një veturë në të cilën ndodheshin dy të dyshuar meshkuj kosovarë, raporton lajmi.net Gjatë kontrollit të automjetit, zyrtarët policorë gjetën…

Lajme

07/07/2026 09:41

Policia ka konfiskuar tri pushkë gjuetie dhe 51 fishekë gjatë një kontrolli të realizuar në fshatin Zylfaj të Gjakovës.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e 6 korrikut 2026, rreth orës 23:00, kur një njësi policore ndaloi një veturë në të cilën ndodheshin dy të dyshuar meshkuj kosovarë, raporton lajmi.net

Gjatë kontrollit të automjetit, zyrtarët policorë gjetën dhe sekuestruan tri pushkë gjuetie si dhe 51 fishekë.

Për rastin është njoftuar prokurori kompetent, ndërsa ndaj të dyshuarve është iniciuar procedurë e rregullt dhe hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar./Lajmi.net/