“Stop gjakderdhjes”: Protestohet në Podujevë pas plagosjes së katërfishtë

Shoqata “Roja e Kohës” ka organizuar këtë të hënë një protestë në sheshin e Podujevës, pas incidentit të fundit me të shtëna armësh në qytet, ku mbetën të plagosur katër persona, mes tyre edhe një kalimtar i rastit. Disa qytetarë iu bashkuan protestës për të shprehur shqetësimin lidhur me rritjen e rasteve të dhunës dhe…

Lajme

06/07/2026 22:30

Shoqata “Roja e Kohës” ka organizuar këtë të hënë një protestë në sheshin e Podujevës, pas incidentit të fundit me të shtëna armësh në qytet, ku mbetën të plagosur katër persona, mes tyre edhe një kalimtar i rastit.

Disa qytetarë iu bashkuan protestës për të shprehur shqetësimin lidhur me rritjen e rasteve të dhunës dhe përdorimit të armëve në hapësira publike.

Organizatorët bënë thirrje për angazhim të përbashkët të institucioneve dhe shoqërisë në parandalimin e ngjarjeve të tilla, duke kërkuar masa konkrete për garantimin e sigurisë.

 

“Bashkërisht të punojmë dhe veprojmë që të mos ndodh që gjakderdhja të ndodh në rrugët dhe as në familjet tona. Prandaj, stop dhunës, stop gjakderdhjes, stop vrasjeve në Kosovë”, u tha gjatë protestës.