“Vita” njofton: Produktet rezultojnë pa qumësht pluhur dhe pa vaj palme, vazhdon përkohësisht grumbullimi i qumështit

Qumështorja “Vita” ka bërë të ditur se ka pranuar rezultatet e analizave të dërguara nga AUVK, të cilat sipas kompanisë tregojnë se produktet e saj nuk përmbajnë qumësht pluhur dhe nuk përmbajnë vaj palme. Në njoftimin e saj, kompania thekson se rezultatet janë përcjellë përmes emailit pas zhvillimeve të fundit dhe protestës së fermerëve. Po…

Lajme

06/07/2026 20:21

Qumështorja “Vita” ka bërë të ditur se ka pranuar rezultatet e analizave të dërguara nga AUVK, të cilat sipas kompanisë tregojnë se produktet e saj nuk përmbajnë qumësht pluhur dhe nuk përmbajnë vaj palme.

Në njoftimin e saj, kompania thekson se rezultatet janë përcjellë përmes emailit pas zhvillimeve të fundit dhe protestës së fermerëve.

Po ashtu, “Vita” njofton se gjatë takimit të sotëm me përfaqësues të fermerëve dhe Ministrinë e Bujqësisë është arritur dakordim që grumbullimi i qumështit nga fermerët të vazhdojë përkohësisht.

Sipas kompanisë, ky vendim është marrë në funksion të mbështetjes së fermerëve, ndërsa është bërë e ditur se Ministria ka premtuar publikimin e rezultateve të tjera të analizave deri më 13 korrik 2026.

Deri në atë datë, “Vita” thotë se do të vazhdojë grumbullimin e qumështit nga fermerët.

Kompania falënderon konsumatorët për besimin dhe thekson se mbetet e përkushtuar ndaj cilësisë dhe standardeve të prodhimit. /Lajmi.net/