Katër të lënduar në një aksident në Novobërdë, Policia jep detaje
Katër persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Parallovë të Novobërdës. Rastin për lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, i cili bëri të ditur se në aksident janë përfshirë dy vetura. “Ju njoftoj se…
Lajme
Katër persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Parallovë të Novobërdës.
Rastin për lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, i cili bëri të ditur se në aksident janë përfshirë dy vetura.
“Ju njoftoj se sot në ora 15:20 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku në fshatin Parallovë, Komuna e Novobërdës. Njësitet e Trafikut Rajonal, ndihma e parë dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes”, tha Hashani.
Ai bëri të ditur se, sipas hetuesve të aksidenteve, në aksident janë përfshirë dy automjete, ndërsa katër persona kanë pësuar lëndime dhe janë transportuar nga ekipet e emergjencës në Qendrën Emergjente në Gjilan për trajtim mjekësor.
Policia e Kosovës ka nisur hetimet për të sqaruar rrethanat që çuan deri te aksidenti. /Lajmi.net/