Fermeri pas takimit në ministri: Kemi dakordim, “Vita” nga sonte rifillon grumbullimin e qumështit
Fermeri Fidan Krasniqi ka folur pas takimit të mbajtur në Ministrinë e Bujqësisë me ministrin në detyrë Armend Muja, i cili u zhvillua pas protestës së fermerëve para këtij institucioni dhe kërkesave të tyre. Sipas Krasniqit, pas një diskutimi të gjatë mes prodhuesve, përpunuesve dhe përfaqësuesve të qumështores “Vita”, është arritur një marrëveshje e përkohshme, ndërsa…
Lajme
Fermeri Fidan Krasniqi ka folur pas takimit të mbajtur në Ministrinë e Bujqësisë me ministrin në detyrë Armend Muja, i cili u zhvillua pas protestës së fermerëve para këtij institucioni dhe kërkesave të tyre.
Sipas Krasniqit, pas një diskutimi të gjatë mes prodhuesve, përpunuesve dhe përfaqësuesve të qumështores “Vita”, është arritur një marrëveshje e përkohshme, ndërsa të gjitha palët janë zotuar se Ministria do të dalë sa më shpejt me rezultatet e analizave laboratorike nga mostrat e marra.
Ai theksoi se mostrat nuk janë marrë vetëm nga “Vita”, por edhe nga qumështore të tjera, për të pasur një pasqyrë më të gjerë mbi gjendjen e tregut dhe cilësinë e qumështit.
“Pas një diskutimi të gjatë mes prodhuesve dhe përpunuesve, në këtë rast edhe me qumështoren ‘Vita’ dhe ministrin, të gjithë akterët u zotuan që Ministria, përmes AUV-it, në një afat sa më të shpejtë do të dalë me rezultatet nga mostrat e marra. U tha se arsyeja e vonesës së rezultateve lidhet me procesin e analizave dhe se nuk është çështje vetëm e qumështores ‘Vita’, por janë marrë mostra edhe nga qumështore të tjera. Nga ‘Vita’ u zotua se nga sonte do të fillojë grumbullimi i qumështit nga fermerët, për arsye të korrektësisë dhe si pjesë e marrëveshjes së përkohshme”, u shpreh Krasniqi.