Policia në Gjakovë arreston tre persona të kërkuar nga Gjykata për vepra të ndryshme penale
Njësia për Ndërlidhje me Gjykatat, në kuadër të Stacionit Policor në Gjakovë, gjatë fundjavës ka realizuar aksione të ndara për ekzekutimin e urdhëresave të lëshuara nga gjykatat kompetente. Si rezultat, janë arrestuar dhe dërguar në vuajtje të dënimit tre persona të kërkuar: M.Gj., është arrestuar dhe dërguar për vuajtjen e dënimit me kohëzgjatje prej katër…
Lajme
Njësia për Ndërlidhje me Gjykatat, në kuadër të Stacionit Policor në Gjakovë, gjatë fundjavës ka realizuar aksione të ndara për ekzekutimin e urdhëresave të lëshuara nga gjykatat kompetente. Si rezultat, janë arrestuar dhe dërguar në vuajtje të dënimit tre persona të kërkuar:
M.Gj., është arrestuar dhe dërguar për vuajtjen e dënimit me kohëzgjatje prej katër (4) vite e tre (3) muaj, duke përfshirë kohën e kaluar në paraburgim dhe arrest shtëpiak, për veprën penale “shtytje e mbetur në tentativë në kryerjen e vrasjes së rëndë”.
D.K., është arrestuar dhe dërguar për vuajtjen e dënimit me kohëzgjatje prej 95 ditësh, për veprat penale “kanosja” dhe “mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
A.G., është arrestuar dhe dërguar për vuajtjen e dënimit me kohëzgjatje prej një (1) viti burg, për veprën penale “vjedhje e rëndë”.
“Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë mbetet e përkushtuar në zbatimin e urdhër-arresteve të lëshuara nga gjykatat dhe në garantimin e rendit dhe sigurisë publike”, ka njoftuar Policia. /Lajmi.net/
Postimi i plotë: