Zyrtari në Kaçanik ndalohet për 48 orë, dyshohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare

Policia e Kosovës, bashkë me Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, ka filluar hetimet pas pranimit të informacionit mbi dyshimin e keqpërdorimit të detyrës zyrtare nga tashmë i dyshuari person zyrtar në Kaçanik. Siç ka njoftuar Policia, personi duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar, përveq dokumentacionit të rregullt për leje të ndërtimit, i kishte kërkuar…

Lajme

06/07/2026 15:23

Policia e Kosovës, bashkë me Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, ka filluar hetimet pas pranimit të informacionit mbi dyshimin e keqpërdorimit të detyrës zyrtare nga tashmë i dyshuari person zyrtar në Kaçanik.

Siç ka njoftuar Policia, personi duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar, përveq dokumentacionit të rregullt për leje të ndërtimit, i kishte kërkuar viktimës dokumente shtesë (projekte) e të cilat do tia kompletonte ai per ti paguar me pas shumën mbi 600 euro tek një kompani private gjeodezike.

“Pasi viktima kishte marr lejen,  kishte verejtur se dokumentet per te cilat kishte bere pagesen nuk figuronin ne dosje, dhe me këtë rast e njoftoi Policinë. Hetuesit policorë me të kuptuar për rastin kanë ndërmarr të gjitha veprimet e nevojshme hetimore/operative dhe si rezultat i kësaj në koordinim të plotë me Prokurorin e rastit të PTHF sot në prezencë të avokatit mbrojtës kanë intervistuar të dyshuarin,  nën dyshimin për veprën “Keqpërdorim i Pozitës apo Autoritetit Zyrtar“  neni 414 I KPRK-së”, ka njoftuar Policia.

Pas intervistës i dyshuari me Aktvendim të Prokurorit, është ndaluar për 48 orë. /Lajmi.net/

Njoftimi i plotë: