Blerim Isufaj flet për punën e Prokurorisë Speciale: Bashkëpunimi me Gjermani, Spanjë, Itali e France po sjell rezultate

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj është deklaruar në një konferencë për media në lidhje me aksionin e fundit të zhvilluar ku janë sekuestruar asete me vlerë 1 milion euro, në lidhje menjë rrjet të pastrimit të parave të përfituara nga trafikim i drogës. Me këtë rast, Isufaj deklaroi se Prokuroria Speciale ka trajtuar disa…

Lajme

06/07/2026 14:56

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj është deklaruar në një konferencë për media në lidhje me aksionin e fundit të zhvilluar ku janë sekuestruar asete me vlerë 1 milion euro, në lidhje menjë rrjet të pastrimit të parave të përfituara nga trafikim i drogës.

Me këtë rast, Isufaj deklaroi se Prokuroria Speciale ka trajtuar disa raste të natyrës sensitive dhe të rëndësishëm për faktin se ndërlidhen me bashkëpunim ndërkombëtar dhe kanë impakt me imazhin e drejtësisë në Kosovë.

“Kemi ndjerë obligim që përmes jush të paraqiten në opinion publik.Më 30 qershor të këtij viti, policia  Kosovës nën udhëheqjen e Prokurorisë Speciale kanë kryer disa bastisje në kuadër të operacionit të hetimeve mbi pastrimin transnacional të të ardhurave të nxjerra nga trafikimi i drogës. Dy persona ishin arrestuar në shtator 2025…operacioni në fjalë është rezultat i bashkëpunimit të ngushtë ndërinstitucional dhe ndërkombëtarë i ndërtuar mbi shkëmbimin e informacionit për të luftuar krimin e organizuar”,deklaroi Isufaj.

Ai tha se ky operacion dhe shumë të tjera po zhvillohen në bashkëpunim me me autoritetet e Spanjës, Gjermanisë, Francës, Italisë, Britanisë së Madhe, Shqipërisë e të tjera që janë ndarë të kënaqur me bashkëpunimin.

“Luftimi i krimit të organizuar është një përparësi e vazhdueshme e Prokurorisë Speciale, operacioni i 30 qershorit dërgon një mesazh të qartë se Prokuroria Speciale do të punojë në bashkëpunim me autoritetet tjera të ligjit.Ky është operacioni i fundit në një sërë operacionesh të kryera në bashkëpunim gjatë javëve të fundit.Në kuadër të luftimit të kriminalitetit disa javë më parë , “White Star”, rezultoi me arrestimin e pesë personave duke përfshirë pjesëmarrjen e grupit të organizuar, në kuadër të hetimit rreth këtij rasti një tjetër operacion është zhvilluar në prill që rezultoi me disa të arrestuar”.

Isufaj ka vazhduar deklarimin për operacionet e vazhdueshme nga Specialja./Lajmi.net/