Gjuajti me armë në një aheng familjar, arrestohet i dyshuari në Prizren

Policia e Kosovës, dje rreth orës 23:00 ka marrë informacione për përdorim të armës së zjarrit në një aheng familjar në rrugën “Reshat Qoqaj” në Prizren. Policia ka dal në vendngjarje dhe kanë identifikuar të dyshuarin, shkruan lajmi.net. “I dyshuari ka pranuar se ka shtënë me armë dhe ka deklaruar se kanë pasur një gazmend…

Lajme

06/07/2026 13:37

Policia e Kosovës, dje rreth orës 23:00 ka marrë informacione për përdorim të armës së zjarrit në një aheng familjar në rrugën “Reshat Qoqaj” në Prizren.

Policia ka dal në vendngjarje dhe kanë identifikuar të dyshuarin, shkruan lajmi.net.

“I dyshuari ka pranuar se ka shtënë me armë dhe ka deklaruar se kanë pasur një gazmend familjar; i njëjti ka dorëzuar armën, një pistoletë. Në vendngjarje, përveç armës janë sekuestruar edhe dy gëzhoja si prova materiale. Pas intervistimit të të dyshuarit, në prezencë të avokatit mbrojtës, me vendim të Prokurorit të Shtetit, i njëjti është ndaluar për 48 orë”, ka njoftuar Policia.

Ndaj të dyshuarit është iniciuar procedurë penale për veprat përkatëse, përfshirë “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

“Policia e Kosovës apelon qytetarët që të shmangin përdorimin e armëve në festa apo gazmende familjare, duke respektuar ligjin dhe duke kontribuar në sigurinë e përgjithshme”, thuhet në njoftimin e Policisë. /Lajmi.net/

Postimi i plotë: