Osmani nuk e komenton nismën për shkarkimin e Abdixhikut: I qëndroj prapa deklaratave që kam dhënë më herët

Kandidatja për presidente nga LDK-ja, Vjosa Osmani, nuk ka dashur të komentojë nismën për mbledhjen e nënshkrimeve për hedhjen në votim të shkarkimit te kryetarit të LDK-së Lumir Abdixhiku. Osmani e cila ka ardhur në selinë e LDK-së në mesditë tha se e ka shprehur tashmë qëndrimin e saj për këtë çështje dhe nuk ka…

Lajme

06/07/2026 13:12

Kandidatja për presidente nga LDK-ja, Vjosa Osmani, nuk ka dashur të komentojë nismën për mbledhjen e nënshkrimeve për hedhjen në votim të shkarkimit te kryetarit të LDK-së Lumir Abdixhiku.

Osmani e cila ka ardhur në selinë e LDK-së në mesditë tha se e ka shprehur tashmë qëndrimin e saj për këtë çështje dhe nuk ka asgjë për të shtuar.

“Jam deklaruar për këto tema më herët dhe i qëndroj prapa atyre deklarimeve. Të njëjtat vlejnë edhe tani”, tha Osmani.