Pas mbylljes së fabrikës ku e dorëzonin qumështin, fermerët e derdhin atë para Ministrisë së Bujqësisë

Protesta e fermerëve të qumështit ka nisur dhe po mbahet para Ministrisë së Bujqësisë. Në shenjë revolte, ata po e derdhin qumështin që ju ka mbetur pasi të njëjtit tash e disa ditë nuk po kanë ku ta dorëzojnë. Kjo protestë ka ardhur pas inspektimit që Ministria e Bujqësisë i ka bërë fabrikës për përpunimin…

Lajme

06/07/2026 13:04

Protesta e fermerëve të qumështit ka nisur dhe po mbahet para Ministrisë së Bujqësisë.

Në shenjë revolte, ata po e derdhin qumështin që ju ka mbetur pasi të njëjtit tash e disa ditë nuk po kanë ku ta dorëzojnë.

Kjo protestë ka ardhur pas inspektimit që Ministria e Bujqësisë i ka bërë fabrikës për përpunimin e qumështit “Vita” në Istog, ku fermerët e asaj ane e dorëzonin qumështin.

Kjo fabrikë, pas inspektimit ka vendosur ta mbyll fabrikën deri të publikohen rezultatet. /Lajmi.net/