Nën ndikim të alkoolit goditi veturën e policisë dhe tentoi të largohet- arrestohet i dyshuari në Gjakovë

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshimtë në Gjakovë. I njëjti nën ndikim të alkooli me veturë ka goditur veturën zyrtare të policisë dhe si pasojë vetura ka devijuar duke goditur edhe shtyllën elektrike. Pas goditjes, i dyshuari tenton të largohet në këmbë, mirëpo ndalohet nga policia. Në vendin e ngjarjes tretman mjekësor…

Lajme

06/07/2026 10:04

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshimtë në Gjakovë.

I njëjti nën ndikim të alkooli me veturë ka goditur veturën zyrtare të policisë dhe si pasojë vetura ka devijuar duke goditur edhe shtyllën elektrike.

Pas goditjes, i dyshuari tenton të largohet në këmbë, mirëpo ndalohet nga policia. Në vendin e ngjarjes tretman mjekësor pranojnë zyrtarët policorë dhe të lënduarit tjerë. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje./Lajmi.net/