Ndalohet një udhëtare në aeroportin e Prishtinës: Në valigje i gjenden 13 fishekë të gjuetisë, 20 fishekë të zbrazët dhe 245 saçme

Policia e Kosovës ka njoftuar se është ndaluar një e dyshuar në aeroporti e Prishtinës. Gjatë kontrollit në valigjen e saj janë gjetur dhe konfiskuar 13 fishekë të gjuetisë, 20 fishekë të zbrazët të gjuetisë si dhe 245 saçme për fishekë të gjuetisë. Pas intervistimit, e dyshuara është liruar. “ANP Prishtinë / 05.07.2026 – 09:30.…

Lajme

06/07/2026 10:02

Policia e Kosovës ka njoftuar se është ndaluar një e dyshuar në aeroporti e Prishtinës.

Gjatë kontrollit në valigjen e saj janë gjetur dhe konfiskuar 13 fishekë të gjuetisë, 20 fishekë të zbrazët të gjuetisë si dhe 245 saçme për fishekë të gjuetisë.

Pas intervistimit, e dyshuara është liruar.

“ANP Prishtinë / 05.07.2026 – 09:30. Është ndaluar e dyshuara femër kosovare pasi që gjatë kontrollit në valigjen e saj janë gjetur dhe konfiskuar 13 fishekë të gjuetisë, 20 fishekë të zbrazët të gjuetisë si dhe 245 saçme për fishekë të gjuetisë. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit rasti vazhdon te trajtohet ne gjendje te lire”, thuhet në raport. /Lajmi.net/