Arrestohet i dyshuari në Prizren, shtiu me armë zjarri në një aheng familjar
Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshimtë në Prizren, për shkak të dyshimit se kishte shtënë me armë zjarri në një aheng familjar. Nga i dyshuari është sekuestruar një pistoletë, kurse në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar dy gëzhoja. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas inicimit të rastit është dërguar…
Lajme
Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshimtë në Prizren, për shkak të dyshimit se kishte shtënë me armë zjarri në një aheng familjar.
Nga i dyshuari është sekuestruar një pistoletë, kurse në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar dy gëzhoja.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas inicimit të rastit është dërguar në mbajtje./Lajmi.net/