Digjet një arë e mbjellë me grurë në Podujevë, zjarri dyshohet se ka ardhur pasi dikush ka djegur mbeturina afër
Një arë rreth 42 ari e mbjellë me grurë është djegur dje në Podujevë. Në vendngjarje përveç njësive policore kanë dal ekipi i zjarrfikësve që e kanë shuar zjarrin, shkruan lajmi.net. Policia ka njoftuar se zjarri dyshohet të ketë ardhur pasi dikush ka djegur mbeturina në afërsi të arës. Rasti po hetohet. “Podujevë / 05.07.2026…
Lajme
Një arë rreth 42 ari e mbjellë me grurë është djegur dje në Podujevë.
Në vendngjarje përveç njësive policore kanë dal ekipi i zjarrfikësve që e kanë shuar zjarrin, shkruan lajmi.net.
Policia ka njoftuar se zjarri dyshohet të ketë ardhur pasi dikush ka djegur mbeturina në afërsi të arës. Rasti po hetohet.
“Podujevë / 05.07.2026 – 15:52. Raportohet se si pasojë e një zjarri është djegur një sipërfaqe prej rreth 42 ari arë e mbjellë me grurë.Në vendin e ngjarjes përveç njësive policore kanë dalë edhe ekipi i zjarrfikësve që e kanë shuar zjarrin. Zjarri dyshohet se ka ardhur pasi dikush i ka djegur disa mbeturina në afërsi. Në konsultim me prokurorin është inicuar rasti dhe mbetet në hetime”, thuhet në raport të Policisë. /Lajmi.net/