Vjedhje e rëndë në Prishtinë, hajnat hynë në banesë dhe i morën dy pistoleta me leje
Një vjedhje e rëndë ka ndodhur dje në Prishtinë. Ankuesi ka njoftuar Policinë se persona të panjohur kanë hyrë me forcë në banesën e tij dhe i kanë demoluar gjërat në banesë. Të dyshuarit i kanë hapur me forcë një kasafortë dhe i kanë vjedhur dy pistoleta të cilat ankuesi i kishte me leje. Rasti…
Lajme
Një vjedhje e rëndë ka ndodhur dje në Prishtinë.
Ankuesi ka njoftuar Policinë se persona të panjohur kanë hyrë me forcë në banesën e tij dhe i kanë demoluar gjërat në banesë.
Të dyshuarit i kanë hapur me forcë një kasafortë dhe i kanë vjedhur dy pistoleta të cilat ankuesi i kishte me leje.
Rasti po hetohet.
“Prishtinë / 04-05.07.2026 – NN. Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar policinë se në kohën kur nuk ishte askush në banesën e tij, aty kanë hyrë me forcë persona të panjohur dhe i kanë demoluar gjësendet nëpër banesë. Të dyshuarit me forcë kanë hapur një kasafortë prej ku kanë vjedhur dy pistoleta për të cilat ankuesi kishte leje.Lidhur me rastin eshte njoftuar prokurori kujdestar I cili ka urdheruar fillimin e hetimeve”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë. /Lajmi.net/