Koci alarmon: Kujdes kur kaloni nëpër Serbi, një qytetarit iu kërkuan 2 mijë euro në kufi që të mos dërgohej në paraburgim në Beograd
Avokati i njohur kosovar, Arianit Koci ka alarmuar dhe ka kërkuar kujdes nga qytetarët që kalojnë nëpër Serbi. Ai ka njoftuar se është kontaktuar nga një qytetar nga Kosova, që është ndaluar në pikën kufitare Batrovci bashkë me familjën për kontroll dhe janë dërguar në një garazh të madh ku ndodheshin pesë policë. Koci ka…
Lajme
Avokati i njohur kosovar, Arianit Koci ka alarmuar dhe ka kërkuar kujdes nga qytetarët që kalojnë nëpër Serbi.
Ai ka njoftuar se është kontaktuar nga një qytetar nga Kosova, që është ndaluar në pikën kufitare Batrovci bashkë me familjën për kontroll dhe janë dërguar në një garazh të madh ku ndodheshin pesë policë.
Koci ka thënë se i njëjti ka pretenduar se policia i ka kontrolluar telefonat dhe pasi i kanë gjetur disa fotografi të fëmijëve me flamurin shqiptar dhe të UÇK-së, ai është detyruar t’i jap 2 mijë euro që të mos arrestohet.
Postimi i plotë:
KUJDES KUR KALONI NËPËR SERBI!
Sonte më kontaktoi Illiri, një qytetar nga Kosova, identitetin e të cilit e kam verifikuar dhe dokumentet e tij i kam në posedim.
Sipas pretendimeve të tij, rreth orës 16:30, gjatë daljes nga Serbia, në pikën kufitare Batrovci/Bajakovo – ai dhe familja e tij janë ndaluar për kontroll.
Iliri pretendon se janë dërguar në një garazh të madh brenda zonës kufitare, ku ndodheshin së paku pesë policë. Sipas tij, aty kanë filluar kontrollin e familjes dhe të sendeve të tyre.
Më tej, ai pretendon se telefonat e familjes janë kontrolluar dhe se janë shikuar fotografitë. Gjithnjë sipas tij, pasi në telefonat e fëmijëve janë gjetur disa fotografi me flamurin shqiptar dhe të UÇK-së, ai është kërcënuar se do të arrestohet.
Më pas është kërcënuar se do të dërgohej në paraburgim në Beograd dhe se fëmijët e tij do të mbeteshin vetëm, nëse nuk u jepte 2.000 euro.
Sipas rrëfimit të tij, nga frika, ua ka dhënë policëve 2.000 euro.
Identitetin e Illirit e kam verifikuar.
Megjithatë, pretendimet për mënyrën se si ka ndodhur ngjarja nuk kam mundur t’i verifikoj në mënyrë të pavarur.
Nëse këto pretendime janë të sakta, bëhet fjalë për një ngjarje jashtëzakonisht serioze.
Ftoj çdo qytetar që pretendon se ka përjetuar trajtim të ngjashëm gjatë kalimit nëpër Serbi të më kontaktojë mua, dhe stacionin e parë policor dhe Ambasadën e Kosovës në vendin ku jetojnë.
Nëse rezulton se ka raste të tjera me elemente të njëjta, ato duhet të dokumentohen dhe të ndiqen përmes rrugëve ligjore.