Gjenden pa shenja jete një grua në Prizren dhe një burrë në Dragash – Policia jep detaje

Dy persona janë gjetur pa shenja jete gjatë ditës së sotme në rajonin e Prizren. Zëdhënësi i Policisë Rajonale të Prizrenit, Shaqir Bytyqit rasti i parë është raportuar rreth orës 15:40, pasi është pranuar informata se në rrugën “Turgut Ozal” në Prizren, në banesën e saj është gjetur një person pa shenja jete. “Patrulla policore…

Lajme

05/07/2026 20:23

Dy persona janë gjetur pa shenja jete gjatë ditës së sotme në rajonin e Prizren.

Zëdhënësi i Policisë Rajonale të Prizrenit, Shaqir Bytyqit rasti i parë është raportuar rreth orës 15:40, pasi është pranuar informata se në rrugën “Turgut Ozal” në Prizren, në banesën e saj është gjetur një person pa shenja jete.

“Patrulla policore ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ndërsa ekipi i Emergjencës ka konstatuar vdekjen e viktimës. Sipas informacioneve fillestare, viktima është një grua rreth 54-vjeçare. Bazuar në rrethanat e evidentuara në vendin e ngjarjes, dyshohet se ajo ka kryer vetëvrasje”, ka thënë Bytyqi.

Ai ka thënë se rasti i dytë është raportuar rreth orës 17:50, kur një zyrtar policor ka njoftuar se në një zonë pyjore në fshatin Restelicë, komuna e Dragashit, është gjetur një person pa shenja jete.

“Patrulla policore dhe ekipi i Emergjencës kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku është konstatuar vdekja e viktimës. Sipas informacioneve fillestare, viktima është një burrë rreth 68-vjeçar. Bazuar në rrethanat e para të evidentuara në vendin e ngjarjes, dyshohet se edhe në këtë rast bëhet fjalë për vetëvrasje. Për të dy rastet është njoftuar prokurori kompetent, me autorizimin e të cilit kanë nisur veprimet hetimore. Me urdhër të prokurorit, trupat e pajetë janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion, ndërsa rastet janë iniciuar dhe po hetohen si “Hetim i vdekjes””, ka thënë Bytyqi. /Lajmi.net/