Fermerët e qumështit mbajnë nesër protestë para Ministrisë së Bujqësisë, kërkojnë rifilllimin e grumbullimit dhe publikimin urgjent të rezultate
Në takimin e mbajtur sot me anëtarësinë e shoqatës, fermerët kosovarë të qumështit, kanë vendosur të mbajnë nesër protestë. Protesta pritet të mbahet në ora 13:00 para Ministrisë së Bujqësisë. Fermerët e qumështit u kanë bërë thirrje të gjithë fermerëve kosovarë të marrin pjesë në këtë protestë. “Protesta eshte e pashmangshme me situaten e krijuar…
Lajme
Në takimin e mbajtur sot me anëtarësinë e shoqatës, fermerët kosovarë të qumështit, kanë vendosur të mbajnë nesër protestë.
Protesta pritet të mbahet në ora 13:00 para Ministrisë së Bujqësisë.
Fermerët e qumështit u kanë bërë thirrje të gjithë fermerëve kosovarë të marrin pjesë në këtë protestë.
“Protesta eshte e pashmangshme me situaten e krijuar per mos grumbullim te qumeshtit te fresket nga fermat tona, duke hasur ne vesh te shurdher tek akteret kopetent. Kerkesat jane: Rifillim i menjehershem i grumbullimit, Publikimi urgjent i rezultateve ne menyre qe te hiqet dyshimi mbi produktet vendore. Kthimi i cmimit te meparshem per te shpetuar fermat nga falimentimi” thuhet në njoftimin e tyre.
“Pjesemarrja do te jete me mjete bujqesore dhe cisterna qumeshti, lusim qytetaret jane te lire te marin bidona per furnizim me qumesht pa pagese” thuhet në njoftimin e tyre.
Njoftimi i plotë:
Ne takimin e mbajtur me antarsine e shoqates me 05.07.2026, unanimisht u vendos qe neser i bejme thirrje te gjithe fermereve te marrin pjese ne protesten e paralajmeruar per date 06.07.2026 ne oren 13.00 prane Ministrise se Bujqesise.
Protesta eshte e pashmangshme me situaten e krijuar per mos grumbullim te qumeshtit te fresket nga fermat tona, duke hasur ne vesh te shurdher tek akteret kopetent.
Kerkesat jane:
– Rifillim i menjehershem i grumbullimit,
-Publikimi urgjent i rezultateve ne menyre qe te hiqet dyshimi mbi produktet vendore.
-Kthimi i cmimit te meparshem per te shpetuar fermat nga falimentimi.
Pjesemarrja do te jete me mjete bujqesore dhe cisterna qumeshti, lusim qytetaret jane te lire te marin bidona per furnizim me qumesht pa pagese.