Nis pas pak protesta në Zadar për ish-krerët e UÇK-së në Hagë

Pas pak, në qytetin e Zadrit në Kroaci do të mbahet një protestë në shenjë solidariteti me ish-krerët e UÇK-së që po mbahen në Hagë. Protestuesit tanimë shihen në qytetin e Zadrit me flamuj kuq e zi dhe ata të stemës së UÇK-së. Protesta është organizuar nga Shoqata e Shqiptarëve të Prefekturës së Zarës, në…

Lajme

05/07/2026 15:09

Pas pak, në qytetin e Zadrit në Kroaci do të mbahet një protestë në shenjë solidariteti me ish-krerët e UÇK-së që po mbahen në Hagë.

Protestuesit tanimë shihen në qytetin e Zadrit me flamuj kuq e zi dhe ata të stemës së UÇK-së.

Protesta është organizuar nga Shoqata e Shqiptarëve të Prefekturës së Zarës, në bashkëpunim me Unionin e Shqiptarëve në Kroaci dhe me iniciativën e Sami Gashit.

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së (OVL-UÇK) ka bërë të ditur se e mbështet këtë organizim dhe u ka bërë thirrje të gjithë bashkatdhetarëve që të marrin pjesë në protestë për të shprehur solidaritetin me ish-udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Sipas organizatorëve, protesta do të nisë sot, më 5 korrik, në orën 17:00, në lokacionin Tribanjska Ul. (Skate Park) në Zadar.