Edhe një kosovar në paraburgim në Serbi, Avdi Memçaj mbahet që nga 20 maji – reagon avokati Koci

Avokati Arianit Koci ka njoftuar përmes një postimi në Facebook se qytetari Avdi Memçaj ndodhet në paraburgim në Serbi që nga 20 maji, pasi është ndaluar në pikën kufitare në Merdarë. Sipas Kocit, Memçaj dyshohet për “nxitje të urrejtjes përmes rrjeteve sociale”, ndërsa familjarët e tij i janë drejtuar avokatit me kërkesë për ta marrë…

Lajme

05/07/2026 10:23

Avokati Arianit Koci ka njoftuar përmes një postimi në Facebook se qytetari Avdi Memçaj ndodhet në paraburgim në Serbi që nga 20 maji, pasi është ndaluar në pikën kufitare në Merdarë.

Sipas Kocit, Memçaj dyshohet për “nxitje të urrejtjes përmes rrjeteve sociale”, ndërsa familjarët e tij i janë drejtuar avokatit me kërkesë për ta marrë përsipër mbrojtjen e të drejtave të tij, raporton lajmi.net.

Familja ka deklaruar se Memçaj prej vitesh jeton në Kroaci, ku sipas tyre është pronar i disa furrave të bukës. Ata kanë sqaruar se nuk e kanë bërë publik rastin më herët nga frika e pasojave për të dhe familjen, pasi shpesh udhëtojnë përmes Serbisë drejt Kosovës.

Koci ka bërë të ditur se do ta shqyrtojë rastin dhe do të ndërmarrë të gjitha veprimet ligjore të lejuara për mbrojtjen e të drejtave të Memçajt.

Ai gjithashtu ka shprehur shqetësim për raste të ngjashme të ndalimeve të shtetasve të Kosovës në Serbi, duke përmendur edhe raportime për kontroll të pajisjeve mobile gjatë kalimeve kufitare.

Në fund, Koci u ka bërë thirrje qytetarëve që të raportojnë rastet e ngjashme dhe të kërkojnë ndihmë juridike nga institucionet përkatëse nëse përballen me situata të tilla. /Lajmi.net/