Shtetasi i huaj arrestohet në Vërmicë pasi tentoi të korruptonte policët me 5 euro
Një shtetas i huaj është arrestuar në pikën e kalimit kufitar në Vërmicë, pasi dyshohet se tentoi t’u japë ryshfet zyrtarëve policorë. Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, gjatë prezantimit të dokumenteve të autobusit, i dyshuari kishte vendosur një kartëmonedhë prej 5 eurosh në mesin e dokumenteve. Policia njofton se, kur u pyet për…
Lajme
Një shtetas i huaj është arrestuar në pikën e kalimit kufitar në Vërmicë, pasi dyshohet se tentoi t’u japë ryshfet zyrtarëve policorë.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, gjatë prezantimit të dokumenteve të autobusit, i dyshuari kishte vendosur një kartëmonedhë prej 5 eurosh në mesin e dokumenteve.
Policia njofton se, kur u pyet për arsyen, i dyshuari kishte deklaruar se “kartëmonedhën prej 5 euro e kishte vendosur për të pirë kafe policët të cilët janë marrë me kontrollimin e dokumenteve.”
Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje për veprën penale “Dhënie e ryshfetit”. /Lajmi.net/