Dy të mitura rrihen në Lipjan, njëra dërgohet për trajtim mjekësor në QKUK

Dy të mitura janë përfshirë në një rrahje në Lipjan, ndërsa njëra prej tyre është dërguar në Qendra Klinike Universitare e Kosovës për trajtim mjekësor. Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 16:39. Policia bën të ditur se “ka ndodhur një rrahje në mes të dy të miturave femra…

Lajme

05/07/2026 09:15

Dy të mitura janë përfshirë në një rrahje në Lipjan, ndërsa njëra prej tyre është dërguar në Qendra Klinike Universitare e Kosovës për trajtim mjekësor.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 16:39.

Policia bën të ditur se “ka ndodhur një rrahje në mes të dy të miturave femra kosovare.”

Po ashtu, “njëra prej të dyshuarave për shkak të dyshimit se ka konsumuar tableta-barna është dërguar në QKUK për tretman mjekësor për ta konstatuar se a kishte abuzuar me barna.”

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. /Lajmi.net/