Deçan: Lëndohet nga arma që i shkrepi aksidentalisht, policia ia konfiskon pushkën

Një person në Deçan ka mbetur i lënduar në këmbë pasi, sipas deklarimit të tij, arma që mbante i ka shkrepur aksidentalisht. Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, i dyshuari kishte kërkuar ndihmë mjekësore në QKMF-në e Deçanit për shkak të lëndimit. Policia njofton se i dyshuari ka deklaruar “se derisa kishte qenë në…

Lajme

05/07/2026 09:05

Një person në Deçan ka mbetur i lënduar në këmbë pasi, sipas deklarimit të tij, arma që mbante i ka shkrepur aksidentalisht.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, i dyshuari kishte kërkuar ndihmë mjekësore në QKMF-në e Deçanit për shkak të lëndimit.

Policia njofton se i dyshuari ka deklaruar “se derisa kishte qenë në vendin e quajtur Bjeshka e Roshkodolit, nga pakujdesia i ka shkrepur pushka ajrore dhe i ka shkaktuar lëndim në gishtin e këmbës.”

Nga ai është konfiskuar një pushkë ajrore, ndërsa në konsultim me prokurorin është iniciuar rasti për “Armëmbajtje pa leje”, i cili procedohet në procedurë të rregullt. /Lajmi.net/